Aksidenti tragjik në Tiranë, dy persona në gjendje të rëndë

Shares

Një automjet ka dalën nga rruga dhe ka rënë në një greminë në Dajt. Dyshohet se brenda në makinë ndodhen 3 persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e personave nga mjeti.

Në mjet ndodhen tre persona të gjinisë mashkullore, ku dy prej tyre ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa tjetri në gjëndje më të mirë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona.

Në vendngjarje janë dërguar shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...