Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një video të shkurtër ka sjellë tre gënjeshtrat më të mëdha të kryeministrit Edi Rama për lidhjet me krimin të tre vitet e fundit, gjatë intervistave të tij në tv Klan.
Videoja tregon sesi Rama dy vjet më parë, mohoi mbjelljen e të gjithë vendit me kanabis, ndërsa sot thotë se nuk ka mohuar asgjë.
Në video Basha kujton se 3 vjet më parë Rama gjithashtu mohoi se kishte futur kriminelë në Kuvend, ndërsa sot në intervistën e dhënë pak ditë më parë në emisionin ‘Opinion’, tregon se me ligjin e dekriminalizimit janë larguar 5 politikanë nga Kuvendi.
E treta e renditur në videon e Bashës është se Rama kundërshton hapur vettingun në politikë.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/vb.166424440075412/639347746467810/?type=2&theater¬if_t=notify_me_page¬if_id=1537804929091657
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












