VIDEO/PD kërkon pezullimin e Arta Markut: Hetoni dhe zbuloni lidhjet me PS

Shares

Partia Demokratike vazhdon të këmbëngulë fort për pezullimin nga detyra të kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Nga selia blu, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, një ditë pas depozitimit nga ana e PD dhe LSI në prokurorinë e Përgjithshme të kërkesës për të nisur një procedim penal ndaj Prokurores së Përgjithshme, ka deklaruar se pezullimi i Arta Markut nuk do të lejojë shkatërrimin e dosjeve të Tahirit, Shullazit apo cdo lloj dosjeje tjetër që e shqetëson  Edi  Ramën.

Sipas tij, Prokuroria duhet të nisë hetimet për Arta Markun, për të njerrë se cilat janë lidhjet e saj me Edi Ramën, çfarë komunikimesh ka ajo me Ëngjëll Agaçin  dhe si kanë ndikuar në shkatërrimin e hetimeve për Tahirin dhe zvarritjen e dosjes Shullazi.

Gjithashtu hetimet që duhet të fillojnë menjëherë për të kuptuar se a ka patur kryeprokurorja kontakte me avokatë për çështjen Shullazi.

Deputeti thotë se është e rëndësishme të hetohet me shpejtësi baza ligjore për çdo veprim, lëvizje, transferim që prej kohës kur është emëruar në mënyrë të paligjshme, Arta Marku./K.Balliu

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/236145703746169/?notif_id=1537611767461346&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...