U dërgua me helikopter drejt Tiranës, humb jetën 50 vjeçari që piu fostoksinë

Shares

Fatkeqësisht, 50 vjeçari Sali Leka nuk ka mundur të mbijetojë pas vetëhelmimit me fostoksinë. 50 vjeçari nga fshati Gjashtë i Sarandës u dërgua në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë.

Ai u transportua dje me helikopter në Tiranë në spitalin e toksikologjisë por nuk ka mundur të mbijetojë. Ka qënë familja e të ndjerit e cila ka dhënë lajmin për humbjen e njeriut të dashur.

Ngjarja 

Një burrë rreth të 50-ave në Sarandë ka tentuar ti japë fund jetës duke u helmuar me fostoksinë.

Familjarët sapo e kanë konstatuar, kanë bërë menjëherë transportimin e tij në spitalin e qytetit ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se pacienti ndodhet në gjendje të rëndë dhe shanset për të mbijetuar janë të pakta.

Helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë u ul ne stadiumin “Andon Lapa” te sarandes ku do te fillonte miqesorja mes Butrintit e Tomorrit te Beratit, ndeshje e cila u shty me 15 minuta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...