FOTO/Furgoni me pasagjer del nga rruga ne Librazhd, 10 të plagosur rëndë

Shares

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Librazhd. Sipas të dhënave paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ku një furgon taksi me pasagjerë ka dalë nga rruga.

Nuk janë ende të qarta rrethanat e aksidentit por dyshohet se moti me reshje ka favorizuar aksidentin.

Furgoni pasi ka dalë nga rruga është përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës dhe fatmirësisht nuk ka rënë në rrjedhën e Shkumbinit që kalon paralel me rrugën kombëtare.

Sipas raportimeve, dyshohet për 10 të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Sipas policisë, furgoni me targa AA 297 UO u përplas me një veturë me targa DR 3997 F

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...