Vrasja e çiftit në Shkodër/ Digjet arma e ‘autorëve të vrasjes’, po zhduken gjurmët..

Shares

Nga të informacionet që vijnë nga hetimet paraprake, të gjitha detajet po tregojnë se autorët kanë planifikuar me kujdes çdogjë për të mos rënë në duart e policisë.

Automjeti i cili u gjend i djegur, kishte dhe një armë brenda tij e llojit automatik,i cili është djegur së bashku me makinën për të zhdukur gjurmët e mundshme të autorëve. Kjo pritet të vështirësojë punën e hetuesve dhe policisë për të zbardhur ngjarjen.

Makina e djegur në Shkodër, u dyshua që të jetë përdorur në vrasjen e policit Boran Berçama dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci.

Mëngjesin e sotëm dy bashkëjetuesit u gjetën të vdekur brenda makinës së tyre, në hyrje të pallatit, teksa ishin kthyer nga një darke familjare. Ndërkohë fëmija i tyre shpëtoi mrekullisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...