Deputeti Murrizi përcjell me romuze ambasadoren Vllahutin: Suksese ne jete o...

Deputeti Murrizi përcjell me romuze ambasadoren Vllahutin: Suksese ne jete o “ trajnerja” me fustan roze e ekipit mavi!

116
0
Shares

Deputeti demokrat Myslym Murrizi nuk i ka kursyer romuzet  ndaj ambasadores se BE ne vendin tone, Romana Vlahutin, për të cilën thotë se me largimin e saj nga Shqiperia do na kurseje jo pak para nga buxheti i shtetit.

Në një postim në faqen e tij  në Facebook, ai shkruan: “Rruge të mbarë Vllahute se do na kursesh jo pak para nga buxheti i shtetit, sepse eskortat te ruanin sikur ishe prokurore e antimafies europiane, ne fakt ishe ………?????”

Postimi i Murrizit

Kur pashe Romanen dhe Knutin qe kerkojne dialog me OPOZITEN pas 5 vitesh maskarade, droge, trafik, korrupsion, hashash, fukarallik, mjerim, vjedhje, krim, arrogance te nje qeverie te majte, dhe ky “ ÇIFT” ka heshtur per çdo gje, mu kujtua filmi : OPERACIONI I ZJARTIT

Mu kujtua pikerisht ulerima e Krishnik Martinit kur i drejtohet Pjeter Mustakuqit:

PJEEETER …. MEMECIT I ERDHI GOJA.

Rruge te mbare Vllahute se do na kursesh jo pak para nga buxheti i shtetit, sepse eskortat te ruanin sikur ishe prokurore e antimafies europiane, ne fakt ishe ………?????

Tani besoj qe do te punosh me Majlinden,sepse Shqiptaret dine ta kthejne nderin.

Apo e ke ndare per ne KIRGISTAN?????

Suksese ne jete o “ trajnerja” me fustan roze e ekipit mavi.

Ngado qe te shkosh, thirri ndonjehere “ çunat” qe luajte futboll ne Tirane.

Ska problem se disa lojtare jane me “ karton te kuq”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY