Banka e Shqipërisë, projekt për lehtësira në shërbime

Shares

Pagesat për një sërë shërbimesh nuk do të jenë më një problem për qytetarët, të cilët duhet të paraqiten fizikisht ne sportele për të kryer veprimin.

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një projekt për dixhitalizimin e sistemit të pagesave, me synim lehtësimin e procedurave.

 “Bazuar në studimet dhe analizat e kryera nga Banka e Shqipërisë me mbështetjen e Bankës Botërore, evidentohet qartazi se promovimi i dixhitalizimit dhe inovacionit në tregun e pagesave ndikon ndjeshëm në uljen e kostove të mbartura nga këto instrumente, duke krijuar shërbime lehtësisht të aksesueshme dhe të përballueshme nga të gjithë. Banka e Shqipërisë po hulumton mundësinë e zhvillimeve inovative në sistemet e operuara nga ne, të tilla si instant payment, e cila, bazuar dhe në eksperiencat ndërkombëtare vlerësohet se sjell një reformim në tregun e pagesave nga pikëpamja e dixhitalizimit-tha guvernatori Genti Sejko.”

 Ky projekt vjen edhe në frymën e reformës së ndërmarrë nga qeveria atë të derregullimit, ku fokusi kryesor është reduktimi i burokracive dhe thjeshtimi i procedurave.

“Në total janë 240 institucione shtetërore të cilat ofrojnë 570 shërbime elektronike.”

Por dixhitalizimi i sistemit të pagesave është një projekt sfidues, për aq kohë sa edukimi financiar i qytetarëve mbetet në nivele të ulëta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...