EMRI & FOTO GALERI/ Londër, theret me thikë, vdes një shqiptar

Shares

Një burrë që është goditur për vdekje me thikë pranë një stacioni metroje të shtunën në mbrëmje është shqiptar, ai quhet Edmond Jonuzi.

Mediat britanike shkruajnë se 35-vjeçari shqiptar u gjet i plagosur rëndë në Greens Lane pranë stacionit Turnpike Lane në veri të Londrës në orën 9:45. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Edmond Jonuzi besohet se është therur gjatë një grindjeje mes dy grupeve burrash në Ducketts Common, tha “Scotland Yard”. Tashmë kanë nisur hetimet  dhe një post-ekzaminimin pas vdekjes.

Asnjë arrestim nuk është bërë. Inspektori Garry Moncrieff i Policisë Metropolitanië dhe Komndës së Krimeve tha se “kjo zonë ishte shumë e populluar dhe duhet të ketë pasur njerëz që të kenë dëgjuar diçka të dyshimtë që do ta na ndihmojë ne të gjejmë kush e vrau Edmondin.  Unë bëj thirrjeqë kushdo që kanë qënë dëshmitar apo ka ndonjë informacion të njoftojë Policinë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...