EMRAT/ Tre të arrestuar te “Tre Urat”, u kapën në makinë me 43 kg drogë

Shares

Policia Kufitare në Tre Urat Përmet ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një automjet me targa AA 864 TV u gjetën dhe u bllokuan 43 kilogram lëndë narkotike.

U arrestuan Raul  Bodlli, 20 vjeç, banues në Shijak,Klajdi Reka, 23 vjeç banues në Durrës.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat, Përmet, në dalje,  shërbimet e Policisë Kufitare  gjatë kontrollit në automjetin me targa AA 864 TV, në pronësi të shtetasit Raul Bodlli  gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 43 kilogramë e  409 gramë lëndë narkotike të dyshuar  Cannabis Sativa. “

Gjithashtu u bë sekuestrimi i mjetit me të cilin po bënin transportin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Trafikimi i narkotikëve”  e kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...