Sulmi ajror në Siri, kryeministrja britanike May: I drejtë dhe ligjor

Sulmi ajror në Siri, kryeministrja britanike May: I drejtë dhe ligjor

89
0
Shares

Kryeministrja britanike Teresa May në një konferencë shtypi mbi sulmet ajrore perëndimore në Siri tha asnjë grup tjetër përveç qeverisë siriane nuk mund ta ketë kryer sulmin e dyshuar kimik në Douma javën e kaluar.

“Ne e dimë se regjimi sirian përdori në mënyrë të neveritshme armët kimike kundër popullit të vet”, tha ajo.

Ajo tha se ishte e drejtë dhe ligjore për të ndërmarrë veprime kundër qeverisë siriane, por nuk kishte të bënte me ndërhyrjen në luftën civile siriane.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Gavin Williamson është shprehur se sulmet ajrore britanike mbi një objektiv sirian ishin shumë të suksesshme.

Ai tha se ekuipazhet e katër avionëve luftarakë janë kthyer të sigurt.

Duke folur për BBC, Williamson u shpreh se, “Çdo shenjë tregon se ka qenë një mision i suksesshëm… Personeli ynë i shërbimit ka luajtur një rol të rëndësishëm për degradimin e aftësisë së regjimit sirian për të përdorur armë kimike në të ardhmen”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY