Guardia di Finanza italiane e provincës së Napolit ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega operacion i cili ka çuar në sekuestrimin rekord të një sasie droge.

Gjatë një kontrolli në një magazinë mallrash janë gjetur 12 kuti druri të mbylluara hermetikisht brenda të cilave ndodheshin 8000 kg hashash e konfeksionuar në pako 1 kg secila.
Sipas financës italiane kjo lëndë narkotike do t’i sillte organizatave krminale një përfitim prej 80 milionë euro.

Hetimet e policisë italiane sapo kanë nisur për të zbardhur bashkëpunëtorët e organizatorët e këtij trafiku të madh droge.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












