Përfaqësuesit e biznesit të vogël janë të një mendimi se kjo është koha më e vështirë për biznesin e vogël dhe të mesëm në 27 vjet dhe se e vetmja mënyrë për ta ndalur është protesta pa ndalim deri në largimin e qeverisë Rama.
Përfaqësuesit e biznesit u bënë thirrje bizneseve të tjera të ulin qepenat të martën nga ora 11.00 – 12.00 dhe të protestojnë për t’i dhënë fund krizës “Rama”, duke përmendur në planet e tyre edhe grevën e urisë.

Nasto renditi 10 arsye thelbësore të rrënimit të bizneseve gjatë qeverisjes së Ramës, ku shkaku i parë është rritja e taksave dhe shtimi i tyre në plot 37 taksa, si dhe rritja e çmimit të energjisë dhe karburantit.

“Të vetmit që nuk paguajnë taksa në këtë vend janë tregtarët e drogës dhe klientët e pushtetit të cilët bëjnë kontrabandë duke shkatërruar biznesin e ndershëm”, tha Neranxi.
“Të ndalojmë dorën që vjedh përditë në xhepat tanë”, ishte thirrja e Neranxit për protestë, duke u bërë apel qytetarëve të marrin me vete faturat e larta të energjisë, të ujit, të karburantit dhe t;I djegin në protestë, e cila, siç u shpreh ai, duhet të vijojë deri në rrëzimin e Edi Ramës dhe kastës së tij të korruptuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












