Vdes një fëmijë 3 vjeç në një çerdhe private në lagjen nr. 4 në Durrës.
Fëmija është paraqitur me temperaturë të lartë, ai është transportuar me urgjencë në Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës dhe nga aty drejt Urgjencës së Pediatrisë.
Por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë për arsye ende të paqarta.
Burime nga policia bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për vdekjen e fëmijës 3-vjeçar.
Informacioni paraprak i Policisë

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












