Pranga Tatimorit nga Tirana, zbulohet cfarë bëri në Rrogozhinë

Pranga Tatimorit nga Tirana, zbulohet cfarë bëri në Rrogozhinë

101
0
Shares

Një zyrtar i drejtorisë rajonale të Tatimeve u arrestua sot me akuzën e korrupsionit.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Klodjan Pjeshka, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor. Arrestimi i tij u krye, pasi një ditë më parë rreth orës 14:00, në Rrogozhinë, duke shpërdoruar detyrën, për mosndëshkimin me gjobë, dyshohet se i ka kërkuar 20.000 lekë të reja, shtetasit K. V., 56 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet proceduriale  iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Klodjan Pjeshka, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY