FOTO/ Belgjikë, shqiptarët kultivojnë kanabis në plantacione

Shares

Policia belge thotë se ka zbuluar dy plantacione me kanabis gjatë javëve të fundit. Bimët narkotike janë zbuluar në Meise dhe Tienen, ndërsa janë arrestuar disa shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar nga shtypi belg.

Së fundmi, në një fermë në Meise u zbulua një plantacion kanabisi me 2 mijë bimë narkotike. Aty autoritetet arrestuan një shqiptar, i cili u përpoq të shkatërronte stoqet e drogës kur mësoi se policia po shkonte aty.

Ndërkohë, më 31 Janar në Tienen ishte gjetur një tjetër plantacion me 2100 bimë kanabis si dhe 3.5 kg kanabis i korrur. Gjatë atij aksioni të policisë, u arrestuan tre shqiptarë dhe një shtetas belg me origjinë shqiptare. Mediat shkruajnë se të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen në veprimtari kriminale. Hetimet e autoriteteve belge janë duke vazhduar për të zbardhur këtë aktivitet të paligjshëm dhe rolin e të arrestuarve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...