Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi sot qeverinë Rama si të përfshirë në krim dhe korrupsion ndërkohë që për burrin e ministres së Drejtësisë tha edhe një fakt të ri.
“E di ajo pse i është hequr burri nga puna. I është hequr burri nga puna për vjedhje te tatimet”, u shpreh Kryemadhi në intervistë tek ‘5 pyetje nga Babaramo’.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është në qendër të sulmeve dhe medias këto ditë për shkak se ekstradoi financierin e Habilajve, Nazer Seiti, në drejtim të Italisë. Shumë njerëz mendojnë se ekstradimi i tij u krye për të dobësuar Prokurorinë e krimeve të Rënda në akuzën ndaj Saimir Tahirit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













