“Saimir Tahiri përgjoi Ilir Metën për 4 vjet”

“Saimir Tahiri përgjoi Ilir Metën për 4 vjet”

125
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot se të gjithë ministrta e LSI janë përgjuar për katër vjet përfshi edhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Duke folur në një intervistë me gazetarin Ilir Babaramo ajo tha se mund të gjenden sot përgjime në ministrinë e Brendshme. Në vijim ajo tha se strategjia e PD në fushatë për të sulmuar LSI-në i dha pushtetin absolut Edi Ramës.

Në fushatë Basha bateritë e sulmeve i pati ndaj LSI…Është tejkaluar kjo situatë?
Ishte një strategji e gabuar e PD, për shkak të pasigurisë.

Nëse bateritë do ishin drejtuar ndaj Ramës, kryeministër do ishte tjetër?
Po, do ishte tjetër, sepse Rama gjatë fushatës la hije dyshimi se do qeveriste me Partinë Demokratike. Loja që Rama luajti, duke krijiuar idenë e bashkëqeverisjes, arriti këtë. Mendoj se ishte një lojë e Ramës. Disa demokratëve u pëlqente ta bënin këtë. Ne si LSI, kjo ishte hëra e dytë që bashkëpunonim me Ramën, pas asaj të 2007 kur u rizgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës, dhe në 2013 kur kërkonte të merrte pushtetin, sepse pa LSI nuk e merrte dot. Marrëveshja jonë me ta ishte e pasinqertë, pavarësisht se mundoheshim të ishim korrektë. Kujtoj që ministrat e LSI ishin të survejuar nga Ministria e Brendshme e Tahirit, janë përgjuar në mënyrë permanente, në zyra në makinë, kudo. Të mos them pastaj për zhveshjen e kompetencave. Drejtorët e LSI kanë qenë të përndjekur për 4 vjet. Në Ministrinë e Brendshme do gjeni sot jo vetëm zbardhje të bisedave mes ministrave të LSI…por edhe të ndonjë tjetri…

Të kujt tjetër, kryetarit të Kuvendit?
Po, sigurisht. Duhet të kemi një gjë parasysh se nëse njerëzit e Lëvizjes Socialiste për Integrim do bënin një gabim ata do bëheshin e keqja e qeverisë dhe kjo do bëhej publike sepse përgjoheshin, madje dhe ish-kryetari i kuvendit Ilir Meta. Marrëdhëniet personale me Edi Ramën i kam shumë të mira ndërsa tani kemi një mungesë të madhe të sinqeritetit nga ana e kryeministrit. Edi Rama e ka ndryshuar 7 herë drejtorin e hipotekës, Partia Socialiste i ka pasur të gjitha drejtoritë përfshirë edhe ato arsimore ku nxirreshin tezat e provimeve.

LSI-ja nuk ka nxjerrë asnjëherë teza provimesh por kjo ka ardhur nga PS-ja.
Ke parë ndonjë shtet të funksionojnë me ËhatsApp ashtu siç bënë Edi Rama sot, punojnë akoma me shkresa ndërsa emailet ruhen për 11 vite me radhë kur bëhet fjalë për institucionet shtetërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY