SHKRESA/ Hetimi për kreun e Gjykatës në Shkodër, zbulohet përgjigja e Arben...

SHKRESA/ Hetimi për kreun e Gjykatës në Shkodër, zbulohet përgjigja e Arben Zefit ndaj ministres Etilda Gjonaj

272
1
Shares
Arben Zefi

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është drejtuar që me 21 dhjetor kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Shkodër Arben Zefi lidhur me mosdërgimin e vendimit të shkurtuar penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit Artan Dragani, i cili mban postin e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër. Ky vendim sipas ministres duhej të ishte dërguar në zyrën e gjendjes gjyqësore në Tiranë e cila më pas përfundon tek drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nga ku ekzekutohet pastaj vendimi duke burgosur personin e dënuar në këtë rast shtetasin Artan Dragani.

Nga ana e tij, kreu i gjykatës Arben Zefi i është përgjigjur ministres duke i thënë se vendimi për Artan Draganin është në vitin 2012 ndërsa postin si kryetar i gjykatës e ka marrë në fund të vitit 2014. Pas marrjes së kësaj detyre kreu Zefi thotë se ka nxjerrë një urdhër të brendshëm në mënyrë që të gjitha vendimet e këtij lloji të dërgoheshin në zyrën e gjendjes gjyqësore sepse deri atëherë ka pasur me qindra të padërguar. Kjo ka bërë që të largojë nga puna kryesekretarin e atëhershëm. Kryetari i gjykatës nuk është në dijeni nëse vendimi për shtetasin Artan Dragani është dërguar apo jo në zyrën e gjendjes gjyqësore duke qenë se e ka nxjerrë urdhrin e brendshme që këto vendime të dërgohen.

Nga ana tjetër mësohet se në atë kohë kancelari quhej Artan Dragani ndërsa tani ka një ndryshim tek mbiemri në Artan Dragoni. Kryetari i gjykatës i ka bërë me dije gjithashtu se rasti në fjalë do të konstatohet për të parë se çfarë ka ndodhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. me duket se te eshte bere si ves trillimi i ngjarjeve dhe gjerave pa lidhje .ik filloje nga vetja jote me mire se do gjesh shume gjera qe nuk shkojne.

LEAVE A REPLY