MBLEDHJA/ Grupi parlamentar i PD i vendosur, ja pikat e nxehta nga të cilat opozita nuk tërhiqet

Shares

Partia Demokratike akuzon mazhorancën se po kërkon të kapë drejtësinë duke sjellë si shembuj tre çështje kryesore të bujshme që janë ende nën hetim. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, është kërkuar që institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm të kthehet në ligjshmëri. “Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm nuk ka kompetenca për shkarkime dhe transferime. Mazhoranca po kap drejtësinë. Iu kthye pasaporta Tahirit, Orest Sota u lirua nga burgu, po mbyllet çështja Xibraka”, mësohet se është thënë në mbledhjen e grupit të PD-së.

Gjithashtu deputetët demokratë kanë diskutuar për seancën parlamentare të pasdites së sotme. PD duket se do të kërkojë gjatë seancës së sotme edhe largimin e Gramoz Ruçit nga drejtimi i Kuvendit. Nga deputetët është firmosur një kërkesë për kthimin e Kuvendit në ligjshmëri. “Është shkelur rregullorja, janë falsifikuar votat. Gramoz Ruçi të largohet nga drejtimi i kuvendit, është dhunuar e drejta e opozitës për të folur”, kanë deklaruar deputetët e PD.

Në këtë mbledhja pritet të formësohet edhe strategjia e përballjes së opozitës në seancën e parë të vitit 2018 pas deklarimeve të saj së do të mbajë një proteste të madhe kundër qeverisë me 27 Janar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...