Pas mbylljes së seancës parlamentare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se opozita i tregoi shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se nuk është fasadë dhe do të vazhdojë në këtë rrugë për të ndalur Edi Ramën.
“Ky është reagimi i njerëzve kur kapet drejtësia, kur kriminelët marrin peng prokurorët për të mbyllur dosjet e krimit. Edi Rama ka konsumuar dhunimin e Kushtetutës dhe ka kryer një puç kushtetues për të mbrojtur Saimir Tahirin, Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin. Sot i treguam të gjithë faktorëve ndërkombëtarë se nuk do të bëhemi kurrë fasadë e krimit. Opozita do të vazhdojë me vendosmëri këtë rrugë”, tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1725524980832009/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












