FOTO GALERI/ E rrezikshme në Berat, masivi shkëmbor nga Kalaja bie në rrugën që përshkon Mangalemin

Shares

Një ngjarje, që nëse do të kishte ndodhur gjatë ditës do të ishte shndërruar në tragjedi ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Mangalem” të Beratit. Afër kishës së Shën Mërisë ka rënë një masiv shkëmbor prej majës së Kalasë. Masivi shkëmbor afro 7 m3 ka bllokuar qarkullimin në aksin kryesor të qytetit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima, ndërsa Bashkia e Beratit njofton se angazhoi forcat e saj, të cilat bën të mundur për një kohë të shkurtër heqjen e masës shkëmbore, pastrimin e rrugës, duke mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve. Në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, Bashkia e Beratit është duke marrë të gjitha masat për të shmangur rreziqet e rrëshqitjeve në këtë lagje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...