Vendgrumbullime mbetjesh pa leje mjedisore, djegie mbeturinash, hedhje mbetjesh spitalore buzë lumejve. Keqmenaxhimi i mbetjeve të ngurta është një ndër faktorët kryesorë të ndotjes në Shqipëri.
Prej fundit të vitit 2016 qeveria gjermane po e ndihmon qeverinë shqiptare për ndërtimin e një strategjie për mbetjet e ngurta. Këshillimet bëhen përmes Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Hermann Plumm, drejtor i projektit pranë GIZ-it, thotë, se e sheh me pozitivitet rritjen e vëmendjes nga organizatat jofitimprurëse, qytetarët dhe qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare ka vendosur të investojë për herë të parë një shumë shumë të madhe parash, rreth 200 milionë euro, që do të përdoren në dhënien e koncesioneve për ndërtimin dhe funksionimin e incerenatorve. Nga ana tjetër, sipas Plumm, është e nevojshme të ndërtohen landfille më moderne për mbetjet inerte, ato urbane dhe përmirësim të sistemit të grumbullimit.
Mungesë e theksuar ndërgjegjeje për mjedisin

Qeveria nuk ka qasje sitematike për problemin e mbeturinave

Në pikëpyetje është në këtë mes sistemi monitorues, sepse kompanitë që janë të licencuara nuk po i trajtojnë mbetjet toksike në mënyrën që ato duhet të trajtohen, por i hedhin buzë lumenjve.
“Kjo është një shenjë shumë e keqe. Unë mendoj se qasja e qeverisë duhet të përqendrohet dhe të jetë më sistematike për të krijuar një sistem nga a-zh dhe jo një sistem që zgjidh diçka këtu dhe në anën tjetër ku nuk po ndodh asgjë.
Në shumë bashki për shembull ka nevojë urgjente për gjëra elementare, ndërkohë që ne flasim për incerenatorët. Por në një sistem ku nuk ekziston diferencimi fillestar i mbetjeve inceneratorët nuk mund të punojnë kurrë në mënyre ekonomike”, thotë për DW, Hermann Plumm.
Investimet më të mëdha shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












