VIDEO / Policia e Vlorës frikë nga vëllezërit Habilaj, ja mashtrimi me sekuestrimin e pasurive të tyre

Shares

Drejtori i Policisë së Vlorë Gentjan Shehaj, bëri të ditur sot se operacioni për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të bandës së Babicës, gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike që mund të jetë fshehur nga kjo bandë është në vijim.
Sipas tij, Policia e Vlorës në sinkronizim të plotë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka vijuar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj, për kapjen e pjesëtarëve të kësaj bande, por edhe sekuestrim të lëndës narkotike, pasi dyshohej se në këto objekte mund të kishte sasi të lëndës narkotike të fshehur.
Në funksion të kësaj, Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale ku ka referuar në Prokurori materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues.
Po në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtij grupi kriminal.
Por në gjithë këtë “justifikim” zyrtar të Policisë së Vlorës, bie në sy mashtrimi i saj, që kur sheh videon (e mëposhtme), e titulluar “Vlorë, Policia referon në prokuroi disa asete kriminale të grupit ‘Habilaj’”.
Në 1 minutë e 16 sekondat e saj, videoja e pretenduar se “shfaq” “asete kriminale të grupit ‘Habilaj’”, vetëm asete kriminale, (biznese, automjete apo mjete lundruese) nuk shfaq. Nuk mungojnë disa kontrolle rutinë të Policisë, dhe dy arrestime, me gjasa dy të arrestuarit, që vetëm me vëllezërit Habilaj apo “Bandën Babica”, nuk kanë lidhje. DRONI.al

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2049912161961811/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...