Tragjike, treni përplaset me autobusin, të paktën 17 viktima

Shares

Në lindje të Moskës një tren është përplasur me një autobus në një linjë hekurudhore dhe për pasojë kanë humbur jetën 17 persona.
Një zëdhënës i hetuesit rajonal e ka konfirmuar se 17 persona janë vrarë në aksident.
Aksidenti tragjik ka ndodhur 100 kilometra larg nga kryeqyteti rus, në stacionin e trenit në qytetin Vladimir.
Agjencia e lajmeve shtetërore RIA Novosti, raporton se në autobus ishin pasagjerë të Uzbekistanit të cilët po udhëtonin me destinacion Kazakistanin.
Autobuzi tentoi të kalonte hekurudhën me  ngjyrë të kuqe, transmeton agjencia e lajmeve ruse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...