Karabinierët kapin mat duke vjedhur dy shqiptarë, por përfundojnë me ndrydhje dhe thyerje të kockave

Shares
Foto Ilustruese

Dy hajdurë shqiptarë jamë kapur mat duke vjedhur në një apartament. Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një 36-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje. Sipas mediave italiane mësohet se një 36-vjeçar shqiptar bashkë me një person tjetër është arrestuar duke vjedhur në një apartament në Romë, por prangat u janë hedhur vetëm pas një përleshje të dhunshme. Fillimisht kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar karabinierët, për grabitjen që po ndodhte, ndërsa shqiptari ka mbetur i habitur kur ka parë policinë Brenda në apartament. Për t’i shpëtuar policisë, ai ka reaguar në mënyrë të dhunshme ndaj tyre, ku si pasojë dy karabinierë kanë mbetur me lëndime; njëri prej tyre ka ndrydhje të dorës së djathtë, ndërsa tjetri dyshohet se ka pësuar thyerje të rruazës. Policia ka konstatuar edhe një makinë e përdorur nga hajdutët, e cila rezultoi po ashtu e vjedhur, për të arritur në destinacion, çelësat e së cilës u gjetën në xhepin e të arrestuarit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...