Shkodër, asgjësohen mijëra rrënjë kanabis

Shares

Vijon operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin.
Pas një operacioni të organizuar nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në monitorimin nga ajri të “Guardia di Finanza”, u bë e mundur gjetja dhe asgjësimi i 1785 bimëve narkotike, të kultivuara në zona malore dhe të pyllëzuara në toka të hapura rishtas, konkretisht
Në Njësinë Administrative Pult, në fshatin Plan, vendi i quajtur Kuje të Planit, u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë të dyshuara si narkotike, Cannabis Sativa. Po kështu gjatë operacionit të kryer në Njësinë Administrative Shosh, në vendin e quajtur “Bjeshket e Balzajve të Shoshit”, u gjetën dhe u asgjësuan 1388 bimë të dyshuara si narkotike.

Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe për shkak të hetimeve nuk jepen të dhëna. Për të gjitha rastet e lartpërmendura janë kryer veprimet procedurale dhe materialet do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...