Elbasan, kërcënon dhe qëllon me plumba drejt punonjësve të OSSHE, nuk kishte paguar as dritat

Shares

Një abonent ka qëlluar me armë zjarri drejt punonjësve të OSSHE. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në fshatin Dushk, mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve nga terreni, mësohet se abonenti Bedri Muça, me nr kontrate 82941 kishte 3 muaj që nuk kishte paguar energjinë dhe për këtë ishte njoftuar më parë.
Në momentin që grupi i prerjeve të energjisë po kryente punën, abonenti Muça ka ofenduar e kërcënuar elektricistët, duke qëlluar me çifte në drejtim të tyre.
Grupi i OSHEE ka kryer kallëzim penal ndaj abonentit në fjalë dhe sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar personin në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...