VIDEO/ Blen parashutën në internet dhe hidhet nga ballkoni për ta provuar

Shares

Një burrë që ka blerë parashutë në internet është hedhur nga ballkoni për ta provuar nëse funksiononte apo jo.
Momenti i tmerrshëm është filmuar nga të afërm të personit ku edhe dëgjohet një grua, e cila mban një fëmijë në krahë, duke iu lutur që të mos hidhet.
Lutja e saj ka rënë në vesh të shurdhët pasi burri vendosi që ta realizojë atë që kishte në mendje.
I veshur me pantallona të shkurtra, ai ka hipur në parvazin e ballkonit në një bllok apartamentesh të lartë në Brazil dhe numëron deri në 3 përpara se të ndërmarrë aktin e guximshëm.
Video tregon momentin kur ai zbret poshtë drejt pemëve dhe për fat të mirë parashuta e tij hapet duke bërë një ulje të sigurt në tokë.

https://youtu.be/6xWRD1Mk8Jo

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...