Komisioni i Venecias ka faktuar edhe njëherë tentativën e Edi Ramës për te kapur sistemin e drejtësisë duke rrëzuar për herë të dytë draftin qeveritar për reformën në drejtësi dhe duke dëshmuar se drafti shkel rende Konventën Europiane te te Drejtave te Njeriut, si dhe duke i qëndruar parimeve të shprehura në Opinionin e Ndërmjetëm të 21 Dhjetorit 2015, të cilat shprehin shqetësimin për kapjen politike të sistemit të drejtësisë nga mazhoranca aktuale.
Komisioni i Venecias ka gjetur të drejta shqetësimet e ngritura nga opozita, dhe e ka vlerësuar atë për kontributin konstruktiv të dhënë në proces. Komisioni i Venecias ka vlerësuar se cështjet që trajtojnë amendamentet kushtetuese, janë çështje politike që kërkojnë zgjidhje politike, që arrihet nëpërmjet një dialogu konstruktiv politik midis grupimeve politike kryesore në vend.
Më konkretisht
1. Komisioni i Venecias ka ripërsëritur kërkesën për konsensus politik mes mazhorancws dhe opozitës, për te shmangur kapjen politike te sistemit te drejtësisë (parag. 13 dhe 88).
2. Përfshirja e opozitës konsiderohet e domosdoshme nga Komisioni i Venecias për përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe te Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioni i Venecias thekson se kjo nuk mund të jetë zgjedhja vetëm e shumicës parlamentare, por edhe e opozitës, duke përdorur shumice te cilësuar apo metode tjetër (parag. 14 dhe 17).
3. Komisioni i Venecias kërkon përfshirjen e opozitës për zgjedhjen e anëtarwve te Gjykatës Kushtetuese duke rrëzuar variantin e kryeministrit Rama qe kërkon qe anëtarët te zgjidhen nga shumica aktuale. Duke pasur parasysh faktin se vendet e lira shtesë në Gjykatën Kushtetuese mund të hapen, Komisioni i Venecias rekomandon futjen e një rregull që kërkon një shumicë të cilësuar dhe mbështetje ndërpartiake për tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët zgjidhen nga Kuvendi (parag. 39).
4. Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën e mazhorancës për të emëruar e vetme Prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektorin e Larte te Drejtësisë duke kërkuar përfshirjen e opozitës. Në situatën aktuale politike, duhet një rregull i përkohshëm që mundëson zgjedhjen e këtyre dy funksionarëve me një shumicë më të lartë se 3/5. (parag. 25)
5. Komisioni i Venecias ka ripërsëritur qëndrimin e mbajtur në Opinionin e Ndërmjetëm të 21 Dhjetorit, që Njësia Hetimore Antikorrupsion, e njohur si Byroja Kombëtare e Hetimit, duhet të jetë pjesë e sistemit të prokurorisë dhe nuk mund të ketë asnjë vartësi tjetër përveç prokurorisë. Komisioni i Venecias ka kërkuar qe te parashikohet mënyra e emërimit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion dhe mekanizmin e llogaridhënies, të cilat ne draftin e propozuar nga qeveria nuk përcaktohen. (parag. 48-50)
6. Komisioni i Venecias është shprehur kundër ndërprerjes para kohe të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. (parag. 81)
7. Komisioni i Venecias e konsideron ndërhyrje në veprimtarinë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqësorit, dhënien e kompetencës Ministrit të Drejtësisë për të inspektuar veprimtarinë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Komisioni shprehet se qeveria duhet të mbajë distancë në cështje që lidhen me përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve. (parag. 35)
8. Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën e mazhorancës për të pasur e vetme kontrollin mbi procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Komisioni shprehet se opozita duhet të jete pjesë në emërimin e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit pranë Gjykatës së Lartë. Modeli i adoptuar duhet të sigurojnë një proces transparent verifikimi, për të mbrojtur organet verifikuese nga emërimet politike vetëm nga shumica në pushtet. (parag. 61)
9. Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën për të mbajtur nën presion sistemin gjyqësor për 11 vite, nëpërmjet kontrollit të sistemit të rivlerësimit. Sipas Komisionit të Venecias, kohëzgjatja e procesit të vlerësimit është shumë e gjatë dhe kërkon te reduktohet ndjeshëm. (parag. 55-56)
10. Komisioni i Venecias ndryshe nga ç’parashikon drafti i qeverise rekomandon që gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga puna, t’i njihet e drejta për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e të drejtave themelore të tyre. (parag. 66)
11. Komisioni i Venecias ka rrëzuar qëndrimin e mazhorancës për të shmangur tërësisht rolin e Presidentit të Republikës në emërimet në gjyqësor. Komisioni kërkon qartësimin e kompetencës së Presidentit në procesin e emërimit të gjyqtarëve. (parag. 28)
Që në hyrje të tij, Draft Opinioni thekson se ai nuk do të marrë në analizë të hollësishme propozimet e bëra, por do të përqendrohet vetëm tek çështjet kryesore që kanë përbërë diskutim politik në Shqipëri gjatë fazës së rishikimit të draftit. (parag. 8). Ky paragraf nënkupton se të gjitha çështjet teknike të ngritura në Opinionin e Ndërmjetëm të datës 21 Dhjetor 2015, plotësojnë shqetësimet e ngritura në Opinionin Final dhe janë tërësisht të zbatueshme. Në këtë mënyrë, shqetësimet lidhur me ekzistencën dhe funksionet e Këshillit për Emërimet në Drejtësi, apo ngritjen e Gjykatës së Lartë Administrative, janë të vlefshme dhe duhet të merren në konsideratë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/