Ish-kryeministri Sali Beirsha paralajmëron rishqyrtim të qëndrimit ndaj parlamentit,ndërsa nuk përjashton edhe lënien e mandatit.
“Unë do të konsideroj qëndrimin tim në këtë strofull krimi. Do të rishqyrtojë në themel qëndrimin tim në këtë Parlament. Lënia e mandati…?! Të gjitha opsionet janë të hapura. Do ti nënshtrohem vendimeve të grupit, po nuk më pengon të marrë dhe vendime personale”, u shpreh midis të tjerave në një prononcim për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha.
“Kreu i meduzës e ka shndërruar Parlamentin shqiptar në strehë të krimit e kriminelëve dhe në atë parlament gjen sot, pas burgjeve të krimeve të rënda, numrin më të lartë të kriminelëve.
Sot, njëri prej tyre Edmon Prenga allias Armadno Prenga, është lejtnanti i Edi Ramës, i cili nuk u paraqit, për faqen e zezë të Edi Ramës. Armando është njëri prej tyre. Si ai janë edhe shumë të tjerë që vjedhin pa mëshirë pasuritë e shqiptarëve. Nuk ndodh askund kjo që ndodh në Shqipëri me mazhorancën e qelbësirave, se si vidhet pasuria kombëtare. Janë Kokëdhima, Leskaj, Vullnet Spashiu. Si mendoni ju se Ilir Beqaj, që i ngecin intervistën në fyt, është më pak, apo është më pak Sadri Abazi, nipi i të cilit, Arbër Abazi fiton tendera publike. Apo është më pak Pjerin Ndreu, vëllii i të cilit fiton tendera publikë. E dini ju se deputeti që jeton në kështjellë po bëhet gati të fusë në xhep 8 free shope dhe Olta është si menaxhere.
Nuk ka ndodhur kurrë të vidhet haptasi ditën për drekë.
Jeni dëshmitar se si Edi Rama ngre vëllanë e tij Olsin si protagonistë në aferat e vjedhjes së shtetit. Nuk mund të vazhdohet kështu. Ka shpërthyer një lukuni ku deputetë e ministra, por edhe familjet e tyre vjedhin pasuritë kombëtare.
Revolucioni demokratik me mjetet e mosbindjes civile është rruga e vetme për përmbysjen e këtij Parlamenti të inkriminuar.
Në Parlament nuk do të ketë gaz lotsjellës”, përfundoi Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/