ZBULOHET E-MAILI/ PS përgatit database-n e të punësuarve në shtet, gati spastrimet
Shares
Një e-mail i cili prej ditësh qarkullon në Qarkun e Gjirokastrës, zbulon porositë, që drejtues lokal të PS-së, japin për drejtuesit e institucioneve shtetërore. Porositë kanë të bëjnë me hartimin e një data base, për çdo punonjës të punësuar në administratën shtetërore, edhe për ata të para vitit 2013. Sipas këtij e-maili, drejtuesve të institucioneve ju kërkrohet “Databaza e Burimeve Njerëzore të Administratës Publike, Qarku Gjirokastër”. Në e-mail, nuk ngelet pa tërhequr vëmendjen edhe për evidentimin e “Raportit të punësimeve në institucione në nivel qendror”, në kuadrin e “Zbatimit të marrëveshjes PS – LSI”.
E-mail ju kujton drejtuesve të institucioneve shtetërore, se pjesë e këtij data base, duhet të jenë edhe “të gjithë punonjësit e gjetur në institucion”. Në bazë të numrit të punonjësve për çdo institucion dhe për çdo drejtues, lihen edhe afatet e plotësimit dhe dorëzimit të data base, në zyrat e PS-së. Në emër të PD-së së Gjirokastrës, kreu i saj, Roland Bejko, ka denoncuar këtë e-mail, që sipas tij është shpërndarë nga zyra e Koço Kokëdhimës, “Komisari i Zonës së Parë Operative!”. Duke e quajtur një veprim të tillë “me qëllim që të largojnë nga puna të gjithë ata që Partia dhe shoku Koço do ti cilësojnë si të pavlefshëm, kundërshtarë të rrëgjimit, armiq të partisë dhe të familjes politike PS-LSI dhe do të zevendësohen me militantë të PS-LSI sipas formulës së koalicionit”, kreu i degës së PD, apelon ndaj medieve, OSBE-së, KE-së, gjithë ambasadave dhe institucioneve përgjegjëse, që “te reagojnë sipas kompetencave!”.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...