PD ka vendosur të bojkotojë ato institucione të pushtetit lokal që drejtohen nga persona me rekorde kriminale.
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij. Këshilltarët demokratë nuk njohin legjitimitetin e një kryetari Bashkie si Elvis Roshi, me precedentë të rëndë penalë, një përfaqësues të trafikut të drogës.
Po ashtu, edhe këshilltarët demokratë të Bashkisë së Krujës, nuk e njohin për kryetar Bashkie, Artur Bushin, person i arrestuar dhe i proceduar nga policia italiane për trafik droge. Keshilltarët demokratë të këtyre bashkive besojnë se qytetarët e Kavajës dhe të Krujës, meritojnë të përfaqësohen nga persona me integritet të lartë e që janë në shërbim të tyre, dhe jo nga njerëz të inkriminuar që janë në shërbim të pushtetit të tyre personal, thuhet në një njoftim të PD-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












