Japonia rindez reaktorin e parë bërthamor pas Fokushimës

Japonia rindez reaktorin e parë bërthamor pas Fokushimës

71
0
Shares

Japonia ka rindezur reaktorin e parë nuklear që pas vitit 2011 me katastrofën e Fukushimës. Por operatorët energjetikë japonezë kanë kërkuar që të rindizen 25 reaktorë, ndonëse ky vendim i rindezjes së reaktorëve nuklearë ka hasur në kundërshtime të forta të opinionit publik.
Pas Fukushimës, Japonia nuk kishte ndezur më impiantet nuklerae në vend, por pas kalimit të të gjitha testeve të sigurisë, kompania “Kyushu Electric Power” ka rindezur reaktorin e parë në impiantin e Sendait.  Ky reaktor filloi punën në orën 10:00 me kohën lokale  dhe të premten do të fillojë me prodhimin e energjisë. Ndërsa puna me kapacitete të plota do të fillojë muajin e ardhshëm.
Edhe pse kryeministri i vendit Shinzo Abe është shprehur se ky impiant ka kaluar testet e sigurisë dhe se qytetarët janë të sigurt, ata kanë qenë mosbesues duke nisur protestat para impiantit Sendai, nga frika e përsëritjes së aksidentiti të tmerrshëm të Fokushimës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY