Një prej anëtarëve më të rëndësishëm të Organizatës së Moxhahedinëve të Popullit të Iranit vdiq dje në kampin shqiptar të refugjatëve politikë. Mohammad Hadi Taali ndërroi jetë në një spital në Tiranë, nga kanceri në mushkëri, sëmundje e diagnostikuar në vitin 2013 gjatë qëndrimit të tij në kampin e Lirisë në Irak. Taali erdhi në Shqipëri vetëm pak muaj më parë.
Si shkak për vdekjen e tij akuzohet qeveria irakiane e cila sipas një deklarate të organizatës klandestine ngriti embargon mjekësore ndaj anëtareve të organizatës. Taalit iu refuzua mjekimi dhe ilaçet për një kohë të gjatë të qëndrimit të tij në Irak.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












