“Unë nuk o lejoj sulmin të më ndryshojë jetën”.
Kështu deklaron një 18-vjeçare amerikane, e cila është bërë pre e një akti të rëndë. Ashleigh Roscow, është përdhunuar në muajin maj të vitit të kaluar brenda një varreze.

“Më takoi në rrugë dhe desh të më puthte, por unë e refuzova duke e shtyrë me duar. Por, ai më ndoqi nga mbrapa dhe më goditi pas koke, duke bërë që të më binte të fikët. Pas kësaj më tërhoqi drejt një varreze. Kur u zgjova ishte duke më përdhunuar. Ishte e tmerrshme. Më detyroi që t’i thërrisja ‘mjeshtër’, ‘zotëri’, ndërsa më përdhunonte. Ai më fyente ndërsa më përdhunonte, duke më quajtur ‘derrkuce’. Mendova se do të vdisja”, ka thënë mes lotësh vajza e re.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












