Greqia 279 miliard euro “gjobë” Gjermanisë për pushtimin në Luftën II Botërore

Shares

Kryeministri Aleksis Tsipras, kishte deklaruar se dëmshpërblimi që Greqia kërkon nga Gjermania për pushtimin në Luftën II Botërore ishte më tepër moral, por pas vetëm një jave pune Komisioni i ngritur posaçërisht për këtë çështje ka dalë me një shifër.
Janë 279 miliard euro që Greqia i kërkon shtetit më të fuqishëm të Bashkimit Europian për pushtimin e vendit nga nazistët.
Një shifër kjo që tejkalon borxhin prej 240 miliard eurosh që Greqia ka marrë në vitin 2012 nga Trojka e kreditorëve ndërkombëtarë, për shlyerjen e të cilit negociatat vazhdojnë që prej ngjitjes në pushtet të qeverisë së Syriza-s.
Komisioni parlamentar, i kryesuar nga zëvendësministri i Financave, Dimitris Mardas, gjithashtu kërkon edhe fshirjen e një borxhi që Banka greke është detyruar të marrë nga Gjermania naziste asokohe, që kap vlerën e 10.3 miliard eurove, si dhe rikthimin e disa pasurive arkeologjike.
Fushata për pagimin e dëmshpërblimit është përforcuar së tepërmi në vitet e fundit, kur Greqia është përfshirë nga kriza ekonomike.
Tsipras ka fajësuar shpesh Gjermaninë për qëndrimin e fortë ndaj masave shtrënguese që qeveria e tij kërkon të zhvlerësojë, ndërsa ja ka përmendur edhe në takimin në Berlin kancelares Angela Merkel.
Gjermania vazhdimisht ka hedhur poshtë pretendimet e Greqisë, duke thënë se i ka shlyer të gjitha detyrimet, përfshi edhe një pagesë prej 115 milion markash gjermane të kryer në vitin 1960.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...