Sarandë, zjarrvënie e qëllimshme, digjen tri makina

Sarandë, zjarrvënie e qëllimshme, digjen tri makina

49
0
Shares

Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Sarandës. Ngjarja është regjistruara në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një automjet është shkrumbuar plotësisht, ndërsa dy mjete të tjera që ishin parkuar pranë saj janë djegur pjesërisht nga flakët.
Policia dyshon se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Sipas të dhënave të para mësohet se  janë djegur plotësisht një mjet “Mercedes-Benz” pa targa, në pronësi të Babush Dodit, pronar i një servisi në Qafë-Gjashtë, një mjet tip “Hyndai”  në pronësi të një shtetasi grek dhe pjesërisht është djegur mjeti  tip  “Rover” me targa AA 608 FR, që nuk i dihet ende pronari. Ndërkohë ka marrë flakë dhe një pjesë e pallatit pranë të cilit ishin të parkuara makinat, por zjarri u shuajt nga banorët dhe zjarrfikëset. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilët të ndihmuar dhe nga banorët kanë bërë të mundur dhe shuarjen e zjarrit në mjete.
Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm në njërin nga mjetet e parkuara, që ka çuar dhe në djegien e dy makinave të tjera që gjendeshin pranë saj. Ngjarja ende nuk ka një autor te dyshuar për këtë zjarrvënie.

 

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY