LISTA/ Urdheri i Bashes, riorganizim per PD ne gjithe Shqiperine

LISTA/ Urdheri i Bashes, riorganizim per PD ne gjithe Shqiperine

135
0
Shares

Permes nje urdheri leshuar dje, kryetari i PD, Lulzim Basha, kërkon që, deri në 31 gusht, një grup i posaçëm pune të monitorojë përmbushjen e disa detyrave organizative nga strukturat lokale.

“Partia do të përfundojë në mënyrë kapilare organizimin e strukturave të saj në të gjithë Shqiperine”, thuhet nder te tjera ne urdher..

Deri në datën 20 korrik degët duhet të bëjnë kalendarin e punës, ndersa deri në 31 gusht, eshte afati maksimal për kryerjen detyrave dhe monitorimin e tyre nga grupi i punës.

Ky grup pune përbëhet nga 24 koordinatorë, që mbulojnë 70 degët e Partisë Demokratike. Koordinatori ka për detyrë të ndjekë të gjithë procesin e përmbushjes së detyrave, sipas urdhrit të Bashës, dhe përgjigjet për veprimtarinë e tij përpara Kryetarit të Partisë.

Për të qenë sa më efektiv, ky grup ka në përbërje individë që nuk kanë konflikt interesi me degët, pra, nuk janë deputetë aty, apo nuk kanë qenë të deleguar në nivel qarku për organizimin e partisë dhe më pas të protestave.

Basha ka urdheruar që gjatë procesit të plotësimit të strukturave drejtuese të PD në çdo degë, të afrohen personat me kontribute historike në parti, duke e kombinuar me afrimin e grave dhe të rinjve”, thuhet në njoftimin e PD.

GRUPI I PUNËS PËR KOORDINIMIN E VEPRIMTARISË ORGANIZATIVE NË NIVEL QARKU

Nr.    QARKU     KOORDINATOR

  1. RAJONI TIRANA 1

(Degët 1, 2, 3)      HEKURAN HOXHALLI

  1. RAJONI TIRANA 2

(Degët 4, 5, 12)    ALBANA VOKSHI

  1. RAJONI TIRANA 3

(Degët 6, 7, 8)      ALDO BUMÇI

  1. RAJONI TIRANA 4

(Degët 9, 10, 11)  ORJOLA PAMPURI

  1. RAJONI TIRANA 5

(Degët 14, 15, 16) EDMOND SPAHO

  1. RAJONI TIRANA 6

(Degët 13, Vorë, Rrogozhinë)  OERD BYLYKBASHI

  1. RAJONI TIRANA 7

(Degët Kavajë, Kamëz, Paskuqan)    EDI PALOKA

  1. RAJONI DURRËS 1

(Dega Durrës)       GENT STAZIMIRI

  1. RAJONI DURRËS 2

(Dega Shijak, Krujë, Fushë-Krujë)    BUJAR VUKAJ

  1. RAJONI ELBASAN 1

(Degët Elbasan, Librazhd, Prrenjas)  FLAMUR NOKA

  1. RAJONI ELBASAN 2

(Degët Belsh, Cërrik, Gramsh, Peqin)         ALBERT AVDYLI

  1. RAJONI FIER 1

(Degët Fier, Patos dhe Mallakastër)  ARBEN IBRO

  1. RAJONI FIER 2

(Lushnje, Divjakë dhe Roskovec)      BERNARD BANUSHI

  1. RAJONI VLORË 1

(Degët Vlorë dhe Selenicë)       ERVIN MINAROLLI

  1. RAJONI VLORË 2

(Degët Himarë, Delvinë, Sarandë)     ILIR DERVISHI

  1. RAJONI SHKODËR 1

(Degët Shkodër dhe Malësi e Madhe)         GAZMENT BARDHI

  1. RAJONI SHKODËR 2

(Degët Vau i Dejës dhe Pukë)  AHMET PREMÇI

  1. RAJONI KORÇË 1

(Degët Korçë, Maliq, Kolonjë) SAHIT DOLLAPI

  1. RAJONI KORÇË 2

(Degët Pogradec, Devoll)         ENDRI HASA

  1. LEZHË FLAMUR HOXHA
  2. BERAT TAULANT ZENELI
  3. DIBËR ENKELEJD ALIBEAJ
  4. GJIROKASTËR ERVIN SALIANJI
  5. KUKËS KRESHNIK COLLAKU

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY