PD jep dëshmitë e skandalit të Ministrisë së Brendshme, kush i jepte makinës

Ndaje

PD ka paraqitur një varg dëshmish në lidhje me ngjarjen në Lezhë ku perosna të ndaluar nga policia u lurian më pas pas ndërhyrjeve nga ministria e Brendshme.

Në një deklaratë tjetër për emdia, deputeti i PD-së, Ervin Salianji tregoi foto të pistoletës që ishte kapur nga policët gjatë kontrollit si dhe theskoi se makina po ndiqej nga një fëmi, natyrisht pa patentë.

Deklarata e Salianjit:

Sot MB e detyruar e konfirmoi ngjarjen e rende kriminale. Do te kishte vend ta mbeshtesnim kete konfirmim nese nuk do te ishte nje skeme per shtremberim te vertetes dhe per mbulim me propogande te ngjarjeve te tmerrshme kriminale.

  1. Ne foton qe disponojme nga policia e shtetit pistoleta nuk eshte Ecol sic thote Ministria e Brendshme por eshte Bereta
  2. Ne foto duket lehtesisht kariaktori nga ku eshte gjuajtur me fisheke dhe per te cilin qytetaret kane denoncuar
  3. Tek raporti i sherbimit te patrulles eshte shenuar qe eshte pistolete tip berreta jo siç deklaron sot MB per pistolete loder.
  4. konstatimin e ben patrulla jo shefi i komisariatit.
  5. Ne makine ka qene ne timon f.f. Pa patente sepse ishte nen moshe.

No automatic alt text available.

Pas ketij reagimi të MB qe manipulon faktet jam i detyruar që ti kërkoj policise të kryeje detyren ligjore e te thellohet dhe të vere para pergjegjesise penale edhe Ministrin vete apo kedo qe genjen per fakte lehtesisht te verifikueshme.

Edhe ne kete rast njesoj siç varrosën dhe manipuluan për vëllain, njesoj sic tentuan te manipulojne ngjarjet e Shkodres bënë edhe sot per ngjarjet kriminale te Lezhes

Pêr interes te publikut dhe per te mbrojtur punonjesit e policise qe kane zgjedhur anen e ligjit dhe jo te krimit policia e shtetit duhet te thellohet ne hetime dhe te ndeshkoje cilindo qe liron bandat e armatosura, qofte ky edhe Ministri pa Veting Fatmir Xhafaj

Loading...

Leni një përgjigje