“Rana e Hedhun” përfshihet nga zjarri masiv
Një zjarr i madh ka përfshirë masivin pyjor te zona turistike “Rana e Hedhun”, në Shëngjin këtë të martë. Zjarri i përmasave të mëdha raportohet se rrezikon të gjithë zonën përrreth. Zjarrëfikëset janë nisur drejt vendngjarjes, por e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit.
FOTO/ Ku iku lumi Fan
Lumi Fan që gjarpëronte mes maleve është tharë plotësisht. Shkak përpos thatësirës së madhe të këtyre ditëve janë bërë edhe hidrocentralet që janë ndërtuar mbi të. Kjo foto është shkrepur sot në qytetin e Rubikut ku shihet se nuk ka asnjë pikë ujë. Kjo mund të quhet pa frikë një katastrofë ekologjike. Kushdo që ka udhëtuar drejt Mirditës, Kukësit, Pukës dhe...
VIDEO/ Shijoni “Shown” e shqiptarit më të ndjekur në Instagram
Këngët e tij janë kthyer në hite në të gjithë ballkanin sapo janë publikuar. Fatmir Sufa ka sjellë bashkëpunimin më të fundit me këngëtarin bullgar Silver. Kënga titullohet “Show” dhe klipi ka skena shumë të nxehta. Shijoni ritmet e muzikës tradicionale ballkanase! https://www.youtube.com/watch?v=9bwhHEFktgQ
Futet në lumë për të shpëtuar dy fëmijët e saj, 55 vjeçarja nuk del e gjallë
Një 55 vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike ditën e sotme në Drinin e Zi. Gruaja është futur në lumë për të shpëtuar dy fëmijë të mitur të cilët ishin duke u larë në lumë. Fëmijët e moshës 10 dhe 6 vjeç kanë mundur të shpëtojnë dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë, por për 55 vjeçaren futja në...
EMRI/ “I forti” nga Tushemishti u drejton kallashnikovin dy vëllezërve, policia i vë prangat
Pesë ditë pasi gansteri nga Tushemishti vuri përballë kallashnikovit dy vëllezër policia e ka vënë në pranga. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Andrea Pilinçin. I riu nga qyteti liqenor në fshatin Tushemisht para pesë ditësh pas një konflikti me dy vëllezër shkoi në banesë, mori një kallashnikov dhe i ndoqi duke i kanosur dhe tentuar t'i vrasë. Andrea Pilinçi u konfliktua me dy...
Saranda prej dy ditësh pa ujë, gjendja skandaloze
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar gjendjen skandaloze për mungesën e ujit të pishëm në Sarandë. Me anë të një statusi në faqen e tij në facebook ai ka publikuar mesazhin e një pushuesi që ndodhet në Sarandë për pushime. Berisha shprehet se pushuesi denoncon si mashtruese kryetaren e Bashkisë. “Përshëndetje Mr Berisha, kemi 2 ditë që kemi ardhur në Sarandë me pushime...
Tiranë, gjenden dy fëmijët e humbur
Dy fëmijët e humbur që nga dita e dielë janë gjetur shëndoshë e mirë. Policia I gjeti në rrugët e bllokut dy vëllezërit 10 dhe 12-vjeçarë nga Kombinati i Tiranës. Raportohet se tani ndodhen pranë familjes së tyre dhe janë në gjendje të mirë.
EMRAT/ Dogjën 15 hektarë pyje, kapen 3 zjarrëvënësit e Krrabës
Tre zjarrvënësit e zjarrit që ka rrethuar tunelin e Krrabës prej disa ditësh janë vënë në pranga. Policia ka zbuluar edhe gropat e qymyrit që ata kishin hapur. Nga zjarri janë djegur 15 ha pyje e shkurre. Të arrestuarit janë: Armand Ukaj, 22 vjeç; Oltjan Deda, 26 vjeç; G.P, 17 vjeç, të tre banues në fshatin Krrabë. Sipas burimeve të policisë kishin...
Kakavijë, grekët arrestojnë në kufi të shumëkërkuarin shqiptar për trafik ndërkombëtar droge
Policia greke ka ndaluar sot në pikën kufitare të Kakavijës një shtetas shqiptar të shumëkërkuar, që me sa duket po kthehej në Shqipëri për pushime. Sipas mediave greke në doganën greke të Kakavijës është arrestuar një 48-vjeçar shqiptar që po tentonte të futej në Shqipëri. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik. Nga sistemi kompjuterik ai rezultoi i kërkuar nga...
Tiranë, i marrin shtëpinë me letra false, gruaja mbetet “në mes të katër rrugëve”
Ka përkundur “në mes të katër rrugëve” një grua nga Tirana, e cila ka denoncuar dy persona të cilët i kanë përvetësuar banesën me anë të falsifikimit. Policia e Tiranes njofton se dje janë referuar materialet në Prokurori për dy personat, P. H., dhe S. H., të dy nga 58 vjeç, banues në Tiranë. Sipas Policisë, ata dyshohet se me...


















