Edi Rama vetemërohet në krye të Komitetit Shtetëror për Diasporën, ja anëtarët dhe detyrat

Qeveria miratoi sot krijimin dhe funksionimin e komitetit shtetëror për diasporën. Komiteti do të jetë organ konsultativ i Këshillit të Ministrave për bashkërendimin e politikave e të veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës dhe do të kryesohet nga Kryeministri. Ndërkohë në përbërje të tij do të jenë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministri i Brendshëm, Ministri i Financave dhe...

EMRI & FOTO/ Ndarja e tepsisë, një ish-deputet i PS-së emërohet drejtori i ri i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të ketë një drejtor të ri në krye të saj. Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë është vendosur emërimi i Edison Konomit si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Vendimi hyn menjëherë në fuqi. Ai zëvendëson në këtë detyrë Julian Beqirin. Edison Konomi ka drejtuar më parë Doganën e Durrësit si dhe ka...

Paratë në makinën e Orest Sotës ishin të Saimir Tahirit, ja ku po i dërgonte

Paratë në makinën e Orest Sotës, të Saimir Tahirit. “Qytetari dixhital” i cili bën të ditur këtë informacionin nëpërmjet ish-kryeministrit Sali Berisha, saktëson se eurot po dërgoheshin te një tregtar cigaresh, në Elbasan, i cili do të bënte pastrimin e tyre. Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook” Qytetari dixhital informon: parate e ne makinen e Orest Sotes jane te Saimir...

Greqia përfshin Shqipërinë në listën e saj të zezë, ja përse dyshohet

Ministria greke e Financave ka publikuar një listë “të zezë” me 43 shtete që do të vëzhgohen rreptësisht nga zyrat e taksave sa i përket transaksioneve të bizneseve. Sipas shkresës, shtetet në këtë listë konsiderohen jo bashkëpunuese në çështjet tatimore për vitin 2016. Kjo do të thotë se transaksionet e kompanive në raport me 43 shtetet e përfshira në listë...

Belsh, tragjedi në familje, gjejnë fëmijën të varur

Një tragjedi ajo e ndodhur këtë të mërkurë në një familje në një fshat në Belsh, ku fëmija 12-vjeçar është gjetur i varur. Gjatë mëngjesit, një telefonatë ka lajmëruar për ngjarjen sallën operative të Policisë në Elbasan. Sipas burimeve policore, “salla operative Elbasan është njoftuar nga familjarët se në fshatin Dëshiran në Belsh, në kasollen e bagëtive, kanë gjetur të...

Arrestohet 25-vjeçarja franceze në Qafë-Thanë, iu gjet drogë në çantë

Një 25-vjeçare franceze është arrestuar nga policia e Korçës një ditë më parë, pasi është kapur me një sasi lënde narkotike. Mësohet se shtetasja franceze me inicialet S. W., 25 vjeç, është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi gjatë kontrollit, në çantën e saj u gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Ndalimi...

Rasti Alket Hatiaj, prokurorët shqiptarë disa kërkesa për homologët italianë

Çështja e Alket Hatiajt, i cilësuar nga mediat italiane si zot i drogës, ka vënë në vështirësi drejtësinë shqiptare. Prokurori Kujtim Bashaj, i cili i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me kërkesën për ekstradimin e të kërkuarit drejt Italisë, kërkon ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim që t’i jepet zgjidhje çështjes. Në shkresën që mban firmën e tij, prokurori...

Si u zhdukën dy 16-vjeçaret nga Kamza, shoqja i dëgjoi të flisnin për…

Dy adoleshente nga Kamza rezultojnë “të zhdukura” prej më shumë se 24 orësh. Familjarët e tyre nuk kanë pasur asnjë kontakt me dy 16-vjeçaret që prej mëngjesit të së hënës kur ato janë nisur për të shkuar në shkollë. Burime nga Policia thanë se dy vajzat me iniciale A.O. dhe E.P. janë nxënëse të vitit të dytë në shkollën e...

Tiranë, grabitje në një lokal, kamerieri goditet dhe i marrin xhiron ditore

Grabitet kamerieri i një lokali në Sheshin “Willson”, ku i kanë marrë xhiron ditore. Autori i grabitjes ende nuk është identifikuar. Sipas burimeve, autori ka qenë një djalë i ri i veshur me një xhup të zi dhe një kapelë në kokë. Ai sapo ka hyrë në lokal, ka goditur kamerierin dhe i ka marrë lekët duke u larguar me vrap.

TABELAT/ FMN: Shtetet e varfra dhe të pasura, ja ku renditet Shqipëria

Shqipëria renditet e 105-a në botë nga 189 shtete, për sa i përket të ardhurave për frymë në vitin 2017, sipas shifrave të fundit që janë përditësuar në sistemin e të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe janë përpunuar nga Monitor. Ndërsa Kosova ka një renditje më të përkeqësuar në vendin e 120. Me 4520 dollarë për frymë në vit,...