Si u zhdukën dy 16-vjeçaret nga Kamza, shoqja i dëgjoi të flisnin...

Si u zhdukën dy 16-vjeçaret nga Kamza, shoqja i dëgjoi të flisnin për…

247
0
Shares

Dy adoleshente nga Kamza rezultojnë “të zhdukura” prej më shumë se 24 orësh. Familjarët e tyre nuk kanë pasur asnjë kontakt me dy 16-vjeçaret që prej mëngjesit të së hënës kur ato janë nisur për të shkuar në shkollë.
Burime nga Policia thanë se dy vajzat me iniciale A.O. dhe E.P. janë nxënëse të vitit të dytë në shkollën e mesme në Kamzë dhe janë denoncuar mbrëmjen e së hënës nga familjarët në Komisariatin nr.5. Kanë qenë babai dhe vëllai i dy vajzave që i janë drejtuar për ndihmë Policisë së Tiranës, pasi kanë kërkuar vetë përgjatë gjithë ditës dhe kanë pyetur shoqet e shokët e tyre të shkollës.
Ata kanë dyshime se vajzat mund të kenë udhëtuar në drejtim të Kosovës, megjithatë nuk kanë asnjë provë konkrete, përveç bisedave që kanë bërë me bashkëmoshataret e tyre në shkollë.
Shtetasit M P., 23 vjeç, dhe B. O., 44 vjeç, përkatësisht vëllai dhe babai i vajzave të humbura, kanë edhe frikën e ndonjë trafikimi të mundshëm të adoleshenteve, pasi dyshojnë se mund të jenë gënjyer nga ndonjë person.
Pasi kanë pritur deri në orët e pasdites së të hënës që ato të ktheheshin vetë, familjarët fillimisht i janë drejtuar shkollës, ku kanë biseduar me mësuesit dhe me nxënësit e tjerë, nëse kanë pasur ndonjë organizim apo udhëtim jashtë Tirane. Megjithatë, ata u kanë mohuar të kenë pasur organizime të tilla.
Nga ana tjetër, të dyja vajzat nuk kanë pasur celularë që të mund të komunikonin me to. Pasi kanë biseduar me mikeshat e tyre, familjarët dyshojnë se ato mund të kenë shkuar bashkë në Kosovë, pasi një prej shoqeve i kishte dëgjuar teksa flisnin me njëra-tjetrën për një udhëtim të tillë.
Nisur nga deklarimet e babait e vëllait të vajzave, Policia ka kërkuar informacion nga Policia Kufitare në Kukës, për të mësuar nëse 16-vjeçaret e kishin kaluar kufirin në drejtim të Kosovës apo jo.
Megjithatë, burimet thanë se të paktën deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, nuk ka rezultuar që vajzat ta kenë kaluar kufirin në drejtim të Kosovës. Policia tha dje se po punohet për gjetjen e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY