Arrestohet 25-vjeçarja franceze në Qafë-Thanë, iu gjet drogë në çantë

Arrestohet 25-vjeçarja franceze në Qafë-Thanë, iu gjet drogë në çantë

68
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 25-vjeçare franceze është arrestuar nga policia e Korçës një ditë më parë, pasi është kapur me një sasi lënde narkotike. Mësohet se shtetasja franceze me inicialet S. W., 25 vjeç, është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi gjatë kontrollit, në çantën e saj u gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Ndalimi i shtetases franceze u krye nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendoret e Policisë Korçë.
Uniformat blu sekuestruan lëndën narkotike, ndërsa materialet në ngarkim të 25-vjeçares franceze i kaluan Prokurorisë së Korçës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY