Përplasen makinat në qytetin e Fierit, plagosen shoferët

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit. Aksidenti ka ndodhur në unazën lindore e qytetit të Fierit, ku dy automjete, një Wolksvagen Passat dhe një Chrysler janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë dëme materiale. Fatmirësisht drejtuesit e dy mjeteve janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në spitalin Fier.

Opozita, homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit

Sot përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Drejtues te Partise Demokratike kanë bërë homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit. Krah tyre shihet edhe familja e ish-kryedemokratit.  

‘Më ofendoi kushërira’, çfarë tha në polici vlonjati që goditi me bishtin e sëpatës nënë e bijë

Detajë të reja janë zbuluar nga ngjarja e djeshme që ndodhi në Selenicë, ku Mariglen Çobaj dhunoi me bishtin e sëpatës nusen e xhaxhait dhe vajzën e tij (kushërira). Nëna dhe vajza e përfshirë në dhunën nga nipi i familjes, janë ende në ambientet e spitalit të Vlorës duke marrë mjekim, raporton faxweb. Vajza A. C si pasoje e goditjeve ka...

Me studime në SHBA, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për vizat

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët shqiptarë që janë pajisur me vizë dhe studiojnë në SHBA. Nënvizohet se nëse e frekuentoni rregullisht universitetin nuk është nevoja të vini në Shqipëri për të rinovuar vizën. NJOFTIMI I AMBASADES AMERIKANE: “Mbajtës të vizave studentore. Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri...

Operacioni ‘Qarku’ në Lezhë arreston të riun e dënuar me 20 vite burg, pranga edhe 3 personave të tjerë

Një operacion i madh është zhvilluar në të gjithë territorin e Lezhës, i koduar "Qarku", për kapjen e personave në kërkim, si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri. Mësohet se në pranga ka rënë Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Ky i fundit është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata Monza Itali, burg për veprat penale "Shfrytëzim...

RENEA zbarkon në Gjirokastër, prangos vetëm dy gra për 40 rrënjë kanabis

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me forcat RENEA kanë ndërmarrë një operacion antidrogë  në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër. Gjatë kontrollit, në dy banesa janë gjetur dhe sekuestruar 40 rrënjë kanabis. Policia ka shoqëruar në komisariat shtetaset Shkëlqime Rabaj dhe Bajame Toto, në banesat e të cilave u gjet droga. Njëra prej tyre mësohet se është e...

Prokuroria nis verifikimet për kryebashkiakun e Ramës

Prokuroria e përgjithshme ka nisur verifikimet për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani. Ky është kandidati i tretë i Rlindjes në zgjedhjet një partiake të 30 qershorit që është vënë nën verifikim nga prokuroria pas akuzave të opozitës. Tre ditë më parë PD publikoi fakte për Babanin.

Meta homazhe te memoriali i Azem Hajdarit: Zgjedhjet e lira duhen të mbrohen me çdo kusht

Presidenti Ilir Meta ka vendosur kurorën me lule tek memoriali i Azem Hajdarit. Me rastin e 21-vjetorit të vdekjes së liderit të dhjetorit, Meta ka vendosur t'i bënjë nderimet tek memoriali. "Sot ishte një detyrim për ta nisur ditën me nderimin e kujtimit të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik. Zgjedhjet e lira duhen të...

Sot, 21 vite pa Azem Hajdarin

Sot përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998 pabesisht para selisë...

Përfshihet nga flakët kabina elektrike në Fushë-Krujë, 500 familje pa drita

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Kastrioti” të qytetit. Zjarri është shuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, duke evituar edhe ndonjë shpërthim të mundshëm. Si pasojë kanë mbetur pa energji elektrike 500 familje. Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në kabinë.