Operacioni ‘Qarku’ në Lezhë arreston të riun e dënuar me 20 vite...

Operacioni ‘Qarku’ në Lezhë arreston të riun e dënuar me 20 vite burg, pranga edhe 3 personave të tjerë

76
0
Shares

Një operacion i madh është zhvilluar në të gjithë territorin e Lezhës, i koduar “Qarku”, për kapjen e personave në kërkim, si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Mësohet se në pranga ka rënë Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Ky i fundit është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata Monza Itali, burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Po ashtu janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë në vijim të këtij personi.

Njoftimi i plotë:

Operacion i gjerë kontrolli në të gjithë territorin e Lezhës, i koduar “Qarku”, për kapjen e personave në kërkim, si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri

Kapet një shtetas në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 20 vite burg, në fushën e narkotikëve dhe për shfrytëzim prostitucioni, si dhe një tjetër shtetas në kërkim kombëtar për vjedhje.

Gjithashtu u vu në pranga një shtetas, i cili qarkullonte me armë zjarri në brez, si dhe u procedua një tjetër në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të planit operacional të koduar “Qarku”, shërbimet policore të Drejtorisë dhe Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë kanë ushtruar kontroll të gjerë në gjithë territorin e Lezhës me qëllim kapjen e personave në kërkim, si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri e sende tjera kundërligjshme.

Si rezultat i tij, falë edhe mbështetjes dhe bashkëpunimit me qytetarët, u lokalizuan dhe u kapën shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar e kombëtar, konkretisht:

– U arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi, shtetasi Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata Monza Itali e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

– U kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim kombëtar E.N., 22 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetases B.K., në Laç, ndodhur më 10 korrik 2019, ku ka vjedhur mallra dhe vlera monetare.

Gjithashtu, po në vijim të operacionit:

– U arrestua shtetasi B. P., 28 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë TT me krehër me 7 fishekë, pa leje.

– U procedua penalisht shtetasi E.Sh., vjeç 32, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, falënderon qytetarët për besimin dhe mbështetjen dhe i fton që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërinë në numrin unik 112 dhe në Komisariatin Dixhital, duke u garantuar anonimat  të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY