LETRA PREKËSE/ I riu denoncon Ramën e Beqajn që e lanë invalid dhe Ramën e Nikollan që e lanë pa shkollë

Shares

Një letër prekës e një të riu, përvese përcjell gjendjen e tij shëndetësore e emocionale, lëshon akuza e denoncime të rënda ndaj kryeministrit e ministrave të tij që e lanë invalid dhe pa shkollë.
Letrën e tij, i riu ia adreson ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e publikon të plotë në “Facebook”.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Letër prekëse e një të riu invalid nga Hemofilia, në të cilin denoncon

– Beqajn, qe me korrupsionin e tij e ka lene pa mjekim.
– Ramen dhe Nikollen, qe, me pseudo reformen e arsimit per klientelen dhe xhepat e tyre, e lane edhe pa shkolle!
Me poshte keni letren e tij! sb


lpsb“Përshendetje!
Miku im të gjithë po kalojmë shumë kohë të vështira dhe 2 problemet e mia do ju përulesha me zemër ti transmetonit.
Jam 21 vjeç Invalid me Diagnozë Hemofilia.
Medikamenti vjen pakice gjithmonë, pasi tenderi vidhet nga Beqaj dhe miqtë e tij.
1) Mungesa e këtij medikamenti më privoi frekuntimin rregullisht të shkolles
2) 40% e pacientëve janë Invalidizuar nga Mungesa e këtij Medikamenti
3) Tenderat e këtij medikamenti nuk janë kurrë Transparent
– Sikur të mos mjaftonte Mungesa e këtij Medikamenti
Reforma në Arsim e bërë nga Edvin Kristaq Rama dhe Lindita Nikolla ka 2 vjet që unë nuk startoj Universitetin.
– Sikurse thashë dhe me sipër nuk e kam frekuntuar Rregullisht Gjimnazin,per shkak të mungesës të këtij Medikamenti dhe kam dalë me Mesatare 6.1
Si ka mundësi që një njeriu me aftësi ndryshe t’i privohet Fillimi i një Universiteti.
1) Cfarë janë këto Reforma që përshakllëzojnë dhe ulin Mesataren
2) Cfarë është ky Ligj që detyron maturantët drejt klienteles Private te Edi Rames dhe Lindita Nikolles sepse me qellim mbyllin dyert e universitetve per te varfrit
3) Cfarë është ky ligj që privon njerez me aftesi të vecanta të lihen pa Universitet, ndersa miqtë e Lindita Nikolles fitojnë Universitet me here të parë?
4) Cfarë është ky kryeministef dhe kjo Ministre që Universitetin e kthen në klientele qe vet jetojne n vila luksoze dhe ne na lene pa shkolle
Dhe j’ua heq të drejtën e arsimit një njeriu si unë që jam Zvarritur me dhimbje nga Morfinat për të mos ngelur pa Arsim e në Fund Rilindja me la pa Universitet.
Në kohën tuaj miku im unë do isha në Universitet, pasi ju vlersonit Preukopimin e nxenesit sesa,notat e tij,sepse ju kishit kuota të vecanta për njerzit me aftësi të vecanta.
Ju lutem jam i pamundur për të ardhur në Protestë, për të Shporrur Këtë Rilindje dhe Ndrikullen e Arsimit.
Jam i pamundur si pasojë i shëndetit, ndaj ju lutem Shumë miku im,transmetojeni këtë mesazh.
Ju lutem ndihmoni popullin dhe mua
Zgjedhje të lira për të Shfuqizuar Ligjin e Arsimit të larte.
Uroj më të mirën !
Ju lutem transmetojeni,duke qenë se nuk vij dot në Proteste,por dua ta ncjerr diku kete mllef ndaj kësaj Qeveri që la pa arsim një Invalid
Turp!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...