Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, një lajm i orëve të vona bëri jo pak bujë. Në garazhin e një ndërtese disa katëshe te Tirana e Re, kishin djegur makinën e kantautorit të famshëm Flori Mumajesi. Bëhej fjalë për një makinë luksoze, të cilën Flori e kishte përdorur edhe për klipet e tij. Asokohe hipotezat dhe hamendësimet ishin nga më të ndryshmet. Vetë Flori nuk akuzoi dhe nuk hodhi dyshime mbi askënd publikisht.
Madje, fakti që nuk u gjet pas 7 muajsh se kush ia dogji makinën edhe pse kamerat e sigurisë e fiksuan fajtorin, tregon se Florit as nuk i intereson t’i shkojë deri në fund kësaj historie. Mbase ai vetë e ka të qartë se kush ia dogji makinën dhe për çfarë arsyeje. Gjithsesi, tashmë kjo është një histori e kaluar. Siç kemi shkruar edhe më herët, Flori ka bërë mjaft investime në bizneset e tij, duke zgjeruar aktivitetet, por nuk lë pas dore këngët, njëra nga të cilat, “Nallane 3”, doli pak ditë më parë.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











