Peqin, tentojnë ta rrëmbejnë “policët”, si shpëtoi 60 vjeçari

Shares
Foto Ilustruese

Një 60 vjeçar kanë tentuar ta rrëmbejnë disa përsona.
Ngjarja ka ndodhur në Bishqem të Peqinit, ku persona të paidentifikuar i janë prezantuar të moshuarit si policë dhe kanë tentuar ta fusin në automjet. Menjëherë shtetasi me inicialet P.S., ka kërkuar për ndihmë dhe thirrjeve të tij i janë përgjigjur fqinjët, të cilët arritën ta shpëtojnë nga ky rrëmbim. Nuk dihet ende motivi, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjës.

NJOFTIMI
Në datë 21.06.2017 rreth orës 22:30, në fshatin Bishqem, Njësia Administrative Pajovë, persona të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip “Benz”, kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga shtetasi P.S, 60 vjeç,banues në fshatin Bishqem, i cili po po lëviste nga një lokal për në banesën e tij.
Në momentin e ndalimit këta shtetas janë prezantuar si punonjës policie dhe dyshohet se kanë tentuar të merrnin me forcë në automjetin e tyre shtetasin P.S.
Shtetasi P.S., ka kërkuar ndihmë ku menjëherë kanë dalë fqinjët e tij. Personat që tentuan ta merrnin me forcë janë larguar me shpejtësi.
Shërbimet e Komisariatit të Policise Peqin janë duke verifikuar, sqaruar rastin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 246, 110 dhe 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...