Vrasja e Çukut, autori “bën pazar” me Policinë, ja çfarë kërkon në...

Vrasja e Çukut, autori “bën pazar” me Policinë, ja çfarë kërkon në këmbim të bashkëpunimit

71
0
Shares

Mikel Shallari, i arrestuar një ditë më parë si autor i dyshuar për vrasjen e ish-kryekomisarit, Artan Cuku, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, por me kushtin që t’i sigurohet familja.
Burime saktësuan se Shallari është treguar i gatshëm të nxjerrë emrat e porositësve të vrasjes së kryer nga vetë ai mbrëmjen e 8 prillit në Tiranë.
I riu 24-vjeçar kërkon garanci për familjen, si dërgimi në një vend jashtë Shqipërisë dhe ndërrimi i identiteteve, për t’iu shmangur një hakmarrje të mundshme nga urdhëruesit e atentatit që i mori jetën ish-drejtorit të Policisë së Vlorës.
Po të njëjtat burime bëjnë të ditur gjithashtu se krimi dyshohet se u porosit nga një burg jashtë vendit, ndërsa po hetohen disa pista që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave që urdhëruan vrasjen.
Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për Mikel Shallarin për “vrasje me paramendim për gjakmarrje të kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY